Irani i përgjigjet propozimeve të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

Irani ka njoftuar se i ka dërguar përgjigjen e tij propozimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfundimin e luftës, përmes ndërmjetësuesve në Pakistanit, raportojnë mediat shtetërore iraniane.

Detaje për përmbajtjen e përgjigjes nuk janë bërë publike.

As SHBA nuk i ka publikuar zyrtarisht propozimet e saj, por raportimet flasin për një memorandum 14-pikësh që mund të hapte rrugën për negociata mbi programin bërthamor të Iranit, raporton BBC.

Armëpushimi i arritur për të lehtësuar bisedimet për përfundimin e konfliktit mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, i nisur në shkurt, është respektuar në përgjithësi, ndonëse ka pasur shkëmbime të herëpashershme zjarri.

Megjithatë, Irani vazhdon të bllokojë Ngushticën e Hormuzit, gjë që ka ndikuar në rritjen e çmimeve globale të naftës, ndërsa SHBA po zbaton bllokadë ndaj porteve iraniane për të ushtruar presion ndaj Teheranit që të pranojë kushtet e saj.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se vendi i tij “nuk do të përkulet kurrë para armikut”, duke shtuar se çdo dialog apo negociatë nuk nënkupton dorëzim, por mbrojtje të interesave kombëtare.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se lufta mund të përfundojë shpejt dhe se qëllimi i SHBA-së është të ndalë ambiciet bërthamore të Iranit.

Sipas mediave amerikane, propozimi përfshin pezullimin e pasurimit të uraniumit nga Irani, heqjen e sanksioneve dhe rikthimin e lëvizjes së lirë në Ngushticën e Hormuzit, por këto kushte thuhet se varen nga arritja e një marrëveshjeje përfundimtare.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika