Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Gjermani.
Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit atje, Kurti do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026”, e cila mbahet në Schloss Bensberg, ku edhe do ta bëjë hapjen e saj.
Po ashtu, kryeministri në detyrë pritet të zhvillojë takime me kompani pjesëmarrëse në këtë konferencë.