Zgjedhjet përballë luftës hibride, Serbia përdorë edhe intelegjencë artificiale për të ndikuar në Kosovë

Kosova po hyn sërish në zgjedhje të parakohshme, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për tentativa të Serbisë për ndikim në procesin zgjedhor përmes propagandës, financimeve, mediave dhe intelegjencës artificiale. Sipas tyre, synimi është krijimi i një skene të fragmentarizuar politike dhe zvarritjen e konsolidimit të institucioneve në Kosovë

Ilustrim

Kosova tashmë ka hyrë në një cikël të ri të zgjedhjeve të parakohshme, e bashkë me to, rikthehen si rëndom, edhe hija e ndërhyrjeve nga Serbia.

Metodat ndonëse edhe ndryshojnë, por qëllimin e kanë të njejtë. Pra, orientimin e votës së komuniteti serb në Kosovë, për te subjektet që mbështesin intersat e tyre.

E për këtë ekspertët paralajmërojnë se narrativat dezinformuese ruse e serbe, tashmë po shpërndahen gjithnjë e më shumë tashmë edhe përmes intelegjencës artificiale.

“Platformat tashmë po përdorën, sikurse Google, për me kërku lajme online, dhe modelet se si funksion intelegjenca artificiale janë të infektume prej informative që vijnë qoftë prej Serbisë apo Rusisë. Njona prej iniciative të tilla quhet projekti “Pravda”, tjetra “Matrushka” që kanë për qëllim dezinformimin e opinionit, përfshi edhe Kosovën”, deklaroi Abit Hoxha, profesor universitar

Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se qëllimi final i Serbisë është krijimi i një skene të fragmentarizuar politike, me institucione të brishta dhe paqëndrueshmëri sa më të gjatë në vend.

“Gjuha të jetë e ashpër, që pastaj edhe në fushatën parazgjedhore të ketë një vështirësi për të arritur një zgjidhje të konsolidimeve të institucioneve, dhe në një farë forme sa më gjatë që Kosova të jetë pa instuitucione, është në interes të faktorëve që nuk ia dojnë të mirën vendit”, deklaroi Mentor Vrajolli – QKSS.

Sipas Festim Rizanaj nga Instituti Hibrid, ndërhyrja nuk kufizohet vetëm tek ndikimi mbi votuesit, por edhe tek përpjekjet për të dëmtuar besimin në procesin demokratik dhe institucionet e Kosovës.

“Pjesa financiare dihet, financojnë grupe të caktuara në Kosovë, kryesisht politik. Dominimi kryesor, ose krijimi I klimës ndikuese, është nëpërmjet narrativave që i ndërtojnë, duke filluar nga zyrtarët serb, të cilat amplifikohen nëpër media dhe kalojnë nëpër kanale tjera në Telegram dhe forma të tjera, kështu e ndërtojnë idenë se kë duhet ta votojnë komuniteti serb këtu, cili është subjketi politik që I përfaqëson ata dhe I mban të ndërlidhur me Beogradin zyrtar”, ka deklaruar Festim Rizanaj, instituti Hibrid

 

Njohësit e çështjeve politike, kanë kërkuar reagim më të fortë edhe nga bashkësia ndërkombëtare ndaj tentative të Serbisë për ndërhyrje në Kosovë, në mënyrë që procesi i zgjedhjeve të ec në mënyrë sa më demokratike.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika