Kurthi me sms, qytetarët po vidhen përmes mesazheve kinse nga bankat

Mesazhe mashtruese në emër të bankave po vazhdojnë t’u dërgohen qytetarëve edhe ditëve të fundit, duke i joshur të klikojnë në linqe që vjedhin të dhënat dhe qasjen në llogaritë bankare. Institucionet shtetërore bëjnë thirrje për kujdes dhe raportim të menjëhershëm, derisa ekspertë e kibernetikës paralajmërojnë shtim të këtyre rasteve

Mesazhe të dyshimta si këto shkuan në adresë të qindra kosovarëve së fundmi.

Kërkesa që vjen kinse nga banka për përditësim të dhënave personale, e që në shikim të parë duket e padëmshme, përmban në fakt një link që mund të kthehet në portë për mashtrim.

Mjafton një klikim që mashtruesit të fitojnë qasje në të dhënat personale, kredencialet bankare, madje edhe kontrollin e plotë të llogarive financiare.

Një autoritet shtetëror, ai Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ka dhënë një konstatim sa i përket kësaj situate, duke apeluar për kujdes të shtuar.

“Ftojmë qytetarët të mos shpërndajnë të dhëna personale përmes mesazheve të dyshimta të cilat u vijnë përmes mesazheve SMS (iMessage, smishing/phishing) dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë komunikimeve elektronike. ARKEP është duke monitoruar situatën në vazhdimësi dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme konform rregullativës në fuqi”, nga grafika ARKEP.

Sipas ARKEP-it, qytetarët të cilët pranojnë mesazhe të tilla, duhet të fshijnë direkt atë, ta bllokojnë dhe raportojnë numrin, si dhe ta njoftojnë bankën prej të cilës marrin shërbime.

Sipas ekspertit për Siguri Kibernetike, Kastriot Fetahaj, zhvillimi i inteligjencës artificiale e ka bërë krijimin e këtyre skemave më të lehtë se asnjëherë më parë.

“Vetëm në vitin 2025 kanë qenë mbi 2800 biznese që i janë haku të dhënat dhe i janë ekspozu, kryesisht fillimi I sulmit fillon nga ky link I ngjashëm. Kemi pas edhe individ që kanë ra pre e kësaj, sidomos të përdorimi I të dhënave bankare”, Kastriot Fetahaj, Ekspert për Siguri Kibernetike.

Sipas Fetahajt, mos funksionimi i Agjencisë për Siguri Kibernetike të themeluar nga Kuvendi, është mjaftë negativ.

“Mendoj që shteti duhet me vitalizu atë, duhet me qenë dritare ku të gjitha këto sulme adresohen. Psh. E raporton nëse ty të vjen një sms prej një numri të IPKO-s, e raporton në agjencion, ata shkojnë e bllokojnë atë numër, e gjen individin…”, deklaroi Kastriot Fetahaj, Ekspert për Siguri Kibernetike

Dukagjini ka pyetur edhe Policinë lidhur me numrin e ankesave nga qytetarët për raste të tilla, por nuk ka marrë akoma përgjigje.

 

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika