Atentatori i Trump deklarohet i pafajshëm në sallën e gjyqit

I akuzuari për sulmin e armatosur gjatë Darkës së Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë është deklaruar i pafajshëm për akuzat që lidhen me tentativën për vrasjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

Cole Tomas Allen, 31-vjeçar nga Kalifornia, u paraqit të hënën në gjykatën federale në Uashington i prangosur dhe i veshur me uniformën portokalli të të burgosurve, ku mohoi akuzat për tentativë vrasjeje dhe plagosjen e një oficeri të Shërbimit Sekret.

Gjatë seancës, Allen nuk foli personalisht, ndërsa qëndrimin e tij e paraqitën avokatët mbrojtës.

Mbrojtja kërkoi largimin nga procesi të së paku dy zyrtarëve të lartë të Departamentit amerikan të Drejtësisë, duke argumentuar se ata mund të konsiderohen dëshmitarë ose viktima potenciale në këtë rast, çka sipas tyre krijon konflikt interesi.

Sipas raportimeve, prokurori i përgjithshëm në detyrë, Todd Blanche, dhe prokurorja Jeanine Pirro ndodheshin në eventin ku Allen dyshohet se theu perimetrin e sigurisë dhe qëlloi me pushkë ndaj një agjenti sigurie në sallën ku ishte i pranishëm Trumpi.

Avokati mbrojtës, Eugene Ohm, deklaroi se do të kërkojë përjashtimin e të gjithë zyrës së prokurores Pirro nga hetimi.

Gjyqtari nuk mori vendim të menjëhershëm për këtë kërkesë, por kërkoi nga mbrojtja që ta argumentojë më tej.

Allen u plagos gjatë incidentit, por sipas autoriteteve nuk është qëlluar me armë zjarri. Ai pritet të rikthehet në gjykatë më 29 qershor.

Përveç akuzës për tentativë vrasjeje ndaj presidentit, ai përballet edhe me akuza për sulm ndaj një oficeri federal me armë vdekjeprurëse dhe armëmbajtje të paligjshme. Në rast dënimi, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika