Policia e Kosovës ka ndaluar në Merdarë një shtetas të Serbisë pasi në veturën e tij me targa serbe janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 11 maj 2026 rreth orës 16:25, në pikën kufitare në Merdarë, në hyrje nga Serbia.
“Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë.