Një gjykatëse ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë dëmtuar veturën e saj zyrtare në Prishtinë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:00, kur mbi automjetin zyrtar dyshohet se është vendosur një gur, duke shkaktuar dëme materiale.
Policia ka iniciuar rastin si “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori kompetent.
Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personit apo personave të përfshirë në rast.