Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranojë kushtet e Iranit

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, tha se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë alternativë” tjetër përveç se të pranojnë kundërpropozimin e fundit të Teheranit për përfundimin e luftës.

“Nuk ka alternativë përpos që të pranohet e drejta e popullit iranian ashtu siç është përshkruar në propozimin 14-pikësh”, tha Baqer në X më 12 maj, i cili njëherësh është edhe kryetar i Parlamentit Iranian.

“Çdo qasje tjetër do të jetë krejtësisht jopërfshirëse, asgjë më shumë sesa një dështim i ri”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, tha gjatë një konference për media më 11 maj se përgjigja e Teheranit – që i është dërguar SHBA-së përmes ndërmjetësit, Pakistanit, më 10 maj – përfshin ndaljen e luftës, heqjen e bllokadës të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, lirimin e aseteve të ngrira të Iranit dhe “vendosjen e sigurisë në rajon dhe Liban”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur kundërpropozimin e Teheranit “krejtësisht të papranueshëm”.

“Sa më gjatë ata i zvarrisin këmbët, më shumë do të paguajnë taksapaguesit amerikanë për këtë çështje”, shtoi Baqer.

Një ditë më parë, presidenti Trump foli edhe për armëpushimin me Iranin që është në fuqi që nga 8 prilli, duke thënë se marrëveshja ishte në prag të kolapsimit, duke shtuar se po e shqyrton mundësinë e rinisjes së shoqërimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, teksa po synon të arrijë “fitore të plotë” në luftën që nisi më 28 shkurt.

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 11 maj, Trump tha se armëpushimi është “jashtëzakonisht i dobët”.

“Do të thosha se ky është një nga [armëpushimet] më të dobëta për momentin, është në aparate mbështetëse për jetë”, tha ai. “Do të thosha se armëpushimi është në mbështetje masive për jetë.”

Udhëheqësi amerikan më vonë tha në një intervistë për Fox News se po shqyrtonte rifillimin e operacionit për shoqërimin e anijeve nëpër ngushticë, megjithëse një vendim përfundimtar për këtë çështje ende nuk është marrë.

Operacioni për shoqërimin e anijeve nisi më 6 maj, por u ndërpre më pak se dy ditë më vonë.

“Ne do të kemi një fitore të plotë”, tha Trump, duke shtuar se Teherani mendon se “do të lodhem nga kjo. Do të mërzitem ose do të jem nën ndonjë presion. Por, nuk ka presion”./RadioEvropaeLirë

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika