Trump: Armëpushimi me Iranin është në “mbështetje masive jetese”

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është në gjendje shumë të brishtë, pasi e refuzoi propozimin e fundit të Teheranit për paqe, duke e quajtur atë “krejtësisht të papranueshëm”.

Duke folur për armëpushimin që është në fuqi që nga 7 prilli, Trump tha se marrëveshja aktualisht është “në aparate”, duke përdorur një krahasim të ashpër për gjendjen e saj.

“Do ta quaja armëpushimin më të dobët. Pas asaj që na dërguan, nuk arrita as ta përfundoj së lexuari. Armëpushimi është në mbështetje masive jetese”, deklaroi Trump.

Pak pas këtyre komenteve, kryetari i Parlamentit iranian dhe negociatori kryesor Mohammad Ghalibaf reagoi përmes rrjetit X, duke thënë se forcat e armatosura iraniane janë “gati t’i japin përgjigjen e merituar çdo agresioni”.

Sipas raportimeve të CNN, Trump po shqyrton mundësinë e rifillimit të sulmeve të mëdha ushtarake, për shkak të frustrimit me ngecjen e negociatave dhe vazhdimit të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit nga Irani për vendet që Teherani i konsideron “armiqësore”.

Mbyllja e kësaj rruge strategjike ka ndikuar në rritjen e çmimeve globale të energjisë, përfshirë edhe në SHBA, ku janë rritur çmimet e karburanteve dhe plehrave kimike.

Burime për CNN kanë bërë të ditur se Trump po bëhet gjithnjë e më i paduruar për shkak të përçarjeve brenda udhëheqjes iraniane, të cilat po e vështirësojnë arritjen e një marrëveshjeje për programin bërthamor të Iranit, raporton The Guardian.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, Trump nuk pritet të marrë ndonjë vendim para vizitës së tij diplomatike në Kinë, ku do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika