Përfundon armëpushimi tre-ditor, Rusia godet Ukrainën me mbi 200 dronë sulmues

Armëpushimi tre-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës, i shpallur nga presidenti Donald Trump javën e kaluar, ka përfunduar me një valë të re sulmesh ajrore ruse.

Sipas agjencisë AFP, Moska ka lëshuar më shumë se 200 dronë sulmues, duke goditur infrastrukturën energjetike dhe ndërtesa banimi. Si pasojë e sulmeve, të paktën një person ka humbur jetën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një postim në “X” se “Rusia zgjodhi t’i japë fund heshtjes së pjesshme që kishte zgjatur për disa ditë”.

Ai theksoi se dronët janë rrëzuar në disa rajone të vendit, përfshirë Dnipron, Zhytomyrin, Mykolaivin, Sumyn, Kharkivin, Çernihivin, si dhe në Kiev dhe rrethin e tij. Sipas tij, janë dëmtuar objekte energjetike, banesa dhe një kopsht fëmijësh, ndërsa është goditur edhe një lokomotivë civile në hekurudhë.

Po ashtu, raportohet për të plagosur dhe viktima, raporton The Guardian.

Zelenskyy deklaroi se Ukraina “do të përgjigjet në mënyrë të njëjtë” ndaj sulmeve ruse.

Ai shtoi se Rusia duhet ta përfundojë luftën dhe të ndërmarrë hapa drejt një armëpushimi të vërtetë e të qëndrueshëm, duke theksuar se sanksionet ndaj Moskës duhet të vazhdojnë dhe të forcohen.

Sipas tij, partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të tërhiqen, por të vazhdojnë bashkëpunimin për siguri, drejtësi dhe paqe të qëndrueshme.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika