Sibel Halimi ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në një reagim publik drejtuar qytetarëve dhe votuesve të LDK-së, ajo tha se vendimi për të mos kandiduar është marrë duke theksuar se angazhimi politik nuk matet me kandidim personal, por me besnikëri ndaj ideve dhe përgjegjësisë ndaj vizionit për Kosovën.
Halimi theksoi se do të vazhdojë angazhimin e saj brenda strukturave qendrore të LDK-së, duke mbetur e përkushtuar ndaj punës së partisë.
Ajo shprehu mbështetje të fortë për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar atë si përfaqësues të një niveli tjetër të politikëbërjes dhe të një kulture politike më qytetare e moderne.
Sipas saj, Abdixhiku përfaqëson një qasje larg populizmit dhe praktikave që, siç u shpreh, kanë dëmtuar debatin publik dhe institucionet në Kosovë.
Ajo shtoi se sot më shumë se kurrë nevojitet një LDK që rikthen stabilitetin institucional dhe një kryeministër “të një kalibri tjetër”, duke iu referuar sërish Abdixhikut.