SHBA-ja ka shpenzuar 29 miliardë dollarë në luftën me Iranin

Lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit ka kushtuar deri tani 29 miliardë dollarë — një vlerësim më i lartë se shifra prej 25 miliardë dollarësh që zyrtarë të lartë të Pentagonit i kishin paraqitur Kongresit dy javë më parë.

“Në kohën e dëshmisë para Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbimet e Armatosura, shifra ishte 25 miliardë dollarë, por ekipi i Shtabit të Përbashkët dhe ekipi i kontrollorit financiar po e rishikojnë vazhdimisht këtë vlerësim, dhe tani mendojmë se është më afër 29 miliardëve. Kjo vjen për shkak të kostove të përditësuara për riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve, si dhe kostove të përgjithshme operacionale për mbajtjen e personelit në rajon,” tha të martën Jay Hurst, i cili aktualisht ushtron detyrën e Kontrollorit të Pentagonit, gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Ndarjeve Buxhetore të Dhomës së Përfaqësuesve.

CNN kishte raportuar më herët se vlerësimi prej 25 miliardë dollarësh që Hurst i kishte paraqitur Kongresit në prill ishte më i ulët se kostoja reale dhe nuk përfshinte shpenzimet e parashikuara për riparimin e dëmeve të mëdha në bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Një burim tha se një vlerësim më i saktë mund të jetë mes 40 dhe 50 miliardë dollarëve, duke përfshirë kostot e riparimeve dhe zëvendësimit të mjeteve të dëmtuara, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

I pyetur nëse mund t’i paraqiste Kongresit një përllogaritje më zyrtare të kostos së luftës me Iranin, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegseth, tha se Pentagoni do të “ndajë atë që mundet … kur të jetë e nevojshme dhe e kërkuar.”

“Mendoj se ky do të ishte formati në të cilin do të duhej të paraqitej,” iu përgjigj deputeti demokrat Pete Aguilar.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika