Puna e përbashkët u mundësoi të arrijnë qëllimin që patën.
Të martën, UBT International Smart Schools u akreditua nga “Cambridge International Education”.
Kureshtar qenë të gjithë andaj salla u mbush plotë me profesorë e studentë.
Para tyre, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ua konfirmoi edhe njëherë lajmin për akreditim.
“Unë mendoj se kjo arritje është një arritje shumë e madhe edhe për ne por edhe për Kosovën sepse krijon një konfirmim që edhe ne si shkollë edhe si Kosovë plotësojmë standartet më të avacanuara të edukimit në botë, Cambridge Education ka zhvillu standarte të edukimit që janë më të njohurat në botë”, deklaroi rektori, Edmond Hajrizi.
Hajrizi bëri të ditur se UBT është shkolla e vetme e akredituar jo veç në Kosovë.
“Është shkolla e vetme e kompletume dhe akreditume si e tillë në Kosovë edhe në regjion ka pak ose fare pak kjo na krijon një mundësi të mirë e bën një ndërlidhje të mirë të standarteve dhe parktikave të mira”, tha ai.
Rektori njoftoi studentët që tani më nuk do të kenë asnjë pengesë për studime në universitetet botërore.
“Këtë nivelin A nuk mundet me marr një shkollë që nuk e ka akreditimin kështu që me këtë rast të gjitha diplomat tona konfirmojnë nivelin A”, u shpreh Hajrizi.
UBT javën e kaluar është shpallur universiteti më i mirë në botë për pjesën e reputacionit.
