Sopjani për listat e kandidatëve për deputetë: Partitë po sillen si në afatin kalimtar të futbollit

Avokati, Shkëlzen Sopjani, vlerëson se situata politike tek partitë pak para zgjedhjeve të 7 qershorit po i ngjason me afatin kalimtar në futboll.

Sopjani, i ftuar në emisionin “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se ditët e fundit në skenën politike po shihen më shumë “transfere” dhe rikthime të figurave të njohura sesa prurje të reja.

Teksa për mosdorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë nga partitë politike kur afati përfundon sonte në mesnatë, Sopjani thotë se sipas tij 90% do të jenë kandidatë të njëjtë si në zgjedhjet e dhjetorit.

“Me aq sa pak sot dhe ditëve të kaluara më shumë po ngjason kur është afati i transfereve në futboll se po shohim që ka transfere, kalime e rikthime po kështu ma aq sa kam parë ka shumë pak emra të rinj. Sot në LDK i pamë disa emra që u rikthyen e disa që kanë dalë në LDD, në GUXO e kështu me radhë. Sa i përket PDK-së, i patën 2-3 emra që ishin risi dhe besoj që kanë mundësi të sjellin diçka të re. Tek Vetëvendosje nuk kam parë ndonjë emër por besoj se 90% do të jenë me listën e njëjtë. Por, mendoj që ka parti që kanë vështirësi të plotësojnë listën prej 110 deputetëve – të katërtat që janë besoj që nuk e kanë problem, por pakicat besoj se e kanë problem. Problemi është se edhe këto partitë e mëdha të tregojnë cilësi e kanë problem t’i bëjnë 110 kandidatë duke parë që edhe deputetë që kanë qenë më herët kanë refuzuar të hyjnë në listë”, u shpreh Sopjani.

Sipas avokatit, zgjedhjet e 7 qershorit nuk pritet të sjellin një zgjidhje të qëndrueshme politike në vend.

“Këto zgjedhje nuk besoj që do të ofrojnë zgjidhje, por më shumë do të jenë për të përcaktuar se kush do të jetë ushtrues detyre në qeveri deri në zgjedhjet tjera”, tha Sopjani.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika