Dalin pamjet e para nga qendra e paraburgimit në Hagë ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së (VIDEO)

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar për herë të parë pamje nga hapësirat ku të paraburgosurit në Hagë kalojnë kohën gjatë qëndrimit të tyre.

Në pamjet e publikuara shihen ambientet e fitnesit, hapësirat e përbashkëta për qëndrim ditor dhe socializim, si dhe dhoma e posaçme ku zhvillohen takimet me familjarët, njofton Dukagjini.

Sipas njoftimit të Speciales, personat në paraburgim kanë mundësi të kalojnë kohë në ajër të pastër dhe gjithashtu u ofrohen hapësira për ushtrimin e riteve dhe shërbesave fetare, po ashtu kanë mundësi që të shohin programe në gjuhën shqipe në televizor e radio.

“Të pandehurit që janë të paraburgosur para ose gjatë gjyqit të tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Atje, ata kanë qasje në ajër të pastër dhe ushtrime, mund të shoqërohen, të presin vizitorë dhe të marrin pjesë në shërbesa fetare. Paraburgimi para ose gjatë një gjyqi bëhet vetëm kur është e nevojshme për të parandaluar një rrezik të konsiderueshëm, p.sh. rreziku që i pandehuri të përpiqet të frikësojë ose të ndikojë në dëshmitarë. Çdo dy muaj, Gjyqtarët e Gjyqit të Specializuar të Kosovës do të rishikojnë paraburgimin për të shqyrtuar nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë në paraburgimin në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika