Nisin hetimet pas dyshimeve për keqpërdorim me furnizimin me barna esenciale dhe lista të pritjes në QKUK

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se kanë nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime të mundshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) rreth kontratës për furnizim me barna esenciale dhe listat e pritjes së pacientëve për ndërhyrje.

Kështu ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.

Shala njoftoi se ka autorizuar grumbullimin dhe verifikimin e informatave sa i përket lidhjes së kontratës, dhe furnizimin me barna esenciale, listat e pritjes së pacienteve për ndërhyrje në kardiologji, kirurgji dhe ortopedi.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojme se Prokuroria Themelore ne Prishtine, në bazë të informatave që ka pranuar, ka lëshuar autorizim për grumbullimin e informatave dhe provave relevante, për verifikimin e informacioneve për dyshimet lidhur me keqpërdorimet e mundshme në QKUK, sa i përket lidhjes së kontratës, dhe furnizimin me barna esenciale, listat e pritjes së pacienteve për ndërhyrje në kardiologji, kirurgji, ortopedi etj”, tha Shala.

Të fundit nga rubrika