Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: A ka nevojë me u prononcu

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, pasi përfaqësuesit e disa partive politike nuk janë paraqitur në takim.

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, pasi përfaqësuesit e disa partive politike nuk janë paraqitur në takim.

Në këtë takim ka marrë pjesë vetëm kryeparlamentarja, e cila ka reaguar duke pyetur “A ka nevojë me u prononcu?”, pas mungesës së pjesëmarrjes së deputetëve të partive politike në mbledhje.

Mbledhja e paraparë nuk ka arritur të zhvillohet për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa nuk janë bërë të ditura arsyet e mosprezencës së përfaqësuesve të subjekteve politike.

“Për sot ka qenë e paraparë një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit, ndonëse Kuvendi i Republikës së Kosovës është shpërndarë, ne kemi obligim si Kryesi e Kuvendit që t’i adresojmë disa procese që i kemi para vetes. Dhe në këtë rast e kemi pasë trajtimin e raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025 dhe disa çështje të tjera të cilat janë obligime të Kuvendit në raport me mbështetjen e delegacioneve dhe të tjera si këto. Por, siç po shihni, në këtë mbledhje të Kryesisë isha vetëm unë dhe Emilje Rexhepi, nuk kishim anëtarë të tjerë të Kryesisë. Unë kam informatë që zotëri Gola, nënkryetari i Kuvendit, është jashtë vendit zyrtarisht, pra në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, dhe për të tjerët, të paktën unë, nuk kam pasur informacione për mungesën e tyre. Andaj edhe si rezultat nuk kemi pasur kuorum për trajtimin e këtyre çështjeve në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Ndoshta partitë politike janë të zëna tani me çështjen e listave zgjedhore, por megjithatë jemi në një situatë të tillë dhe do të përpiqemi që këtë mbledhje që e kemi pasur të paraparë ta përfundojmë sot, ta mbajmë në ditët vijuese”, tha ajo.

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika