Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se këtë javë në Bruksel ka zhvilluar takime të ndara me kryenegociatorët e të dyja palëve, përfshirë përfaqësuesin e Kosovës, Agron Bajrami.
Sorensen ka njoftuar në platformën “X” se në këto takime është prezantuar plani i punës i BE-së për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për muajt e ardhshëm.
“Këtë javë mbajtëm takime të ndara dhe të hollësishme me të dy kryenegociatorët në Bruksel për të përcaktuar planin tonë të punës për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë për muajt e ardhshëm”, ka shkruar Sorensen.
Held separate, detailed meetings with both Chief Negotiators in Brussels this week to outline our work plan on the normalisation of relations between Kosovo and Serbia for the coming months. pic.twitter.com/gVtQqgm8pM
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) May 13, 2026
Të martën, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një diskutim të strukturuar në ambasadën e Kosovës në Bruksel me Sorensenin.
Konjufca ka njoftuar se bashkë me kryenegociatorin Agron Bajrami kanë rikonfirmuar se vendi mbetet plotësisht i përkushtuar dhe i angazhuar në mënyrë konstruktive në procesin e dialogut me Serbinë.
Sipas tij, synimi i qartë i Kosovës mbetet përmbyllja e procesit përmes njohjes reciproke mes dy vendeve.
Konjufca takon Sorensenin në Bruksel, riafirmon angazhimin për dialog deri në njohje reciproke