Bajrami në takim me Sorensenin: Dialogu të përmbyllet sa më shpejt me njohje reciproke

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Bajrami ka theksuar se Kosova mbetet e vendosur që procesi i dialogut të përmbyllet sa më shpejt me njohje reciproke mes dy vendeve, duke e konsideruar këtë si rrugë për integrimin e plotë të Kosovës dhe rajonit në Bashkimin Evropian.

Ai po ashtu ka deklaruar se Kosova vazhdon të jetë konstruktive në dialog, ndërsa ka kërkuar shtim të presionit ndaj Serbisë për zbatimin e obligimeve të marra ndër vite, përfshirë mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si BE, Këshilli i Evropës, NATO dhe OKB.

Sa i përket procesit të mëtejmë, Bajrami ka insistuar në zbatimin e plotë dhe jo-selektiv të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, duke përfshirë respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës nga Serbia.

Ai ka theksuar gjithashtu se progresi në dialog do të varet edhe nga llogaridhënia për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, duke kërkuar dorëzimin e Milan Radojiqit dhe grupit të tij për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika