Policia e Kosoves ka njoftuar se një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Fushë-Kosovë, pasi është larguar nga shtëpia dhe familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë të enjten, rasti është raportuar nga babai i të miturës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bedri Pejani”.
“Ankuesi, një mashkull kosovar, ka deklaruar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia më 12 maj rreth orës 19:21 dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.