Hysni Mehani shfaqet i gjakosur në fytyrë, VV-ja thotë se Sami Lushtaku e truproja e tij e sulmuan brutalisht

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zëvendësministri i Financave dhe kryetari i Qendrës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, është sulmuar fizikisht të enjten në një kafeteri në qendër të Skenderajt.

Sipas reagimit të LVV-së, incidenti ka ndodhur derisa Mehani ishte duke pirë kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe disa aktivistë të partisë.

Në njoftim thuhet se në sulm kanë qenë të përfshirë kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe shoqëruesit e tij.

“Sot, në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, është sulmuar brutalisht nga Kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, kandidati për deputet dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani. Ky sulm fizik ndodhi në kohën kur z. Mehani ishte duke pirë kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të LVV-së”, ka shkruar LVV-ja në Facebook.

LVV pretendon se fillimisht Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë, duke pësuar lëndime.

Po ashtu, sipas tyre, sekretari i Qendrës së LVV-së në Skenderaj, Bahri Zabeli, është sulmuar teksa ka tentuar të ndërhyjë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

“Hysni Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor”, thuhet në reagimin e LVV-së.

LVV-ja ka publikuar edhe një fotografi të Mehanit, ku ai shihet i gjakosur në fytyrë pas incidentit.

Tutje, LVV ka kërkuar nga organet kompetente që rasti të trajtohet me urgjencë dhe të ndërmerren veprime ligjore ndaj përgjegjësve, ndërsa i ka bërë thirrje edhe PDK-së që ta dënojë sulmin.

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika