Trump: Kina pranon të blejë naftë amerikane dhe të frenojë armatosjen e Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim me presidentin kinez Xi Jinping në kuadër të raundit përmbyllës të bisedimeve gjatë vizitës së tij shtetërore në Pekin.

Para takimit, Trump deklaroi në një intervistë për Fox News se Xi i kishte premtuar se Kina do të pengojë furnizimin e Iranit me pajisje ushtarake. Ai tha gjithashtu se Pekini është i interesuar për rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më strategjike të transportit të naftës në botë.

Sipas Trumpit, Kina ka rënë dakord edhe për blerjen e naftës amerikane, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv në raportet ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Megjithatë, presidenti amerikan nuk dha detaje konkrete lidhur me atë se çfarë mund të kërkojë Kina në këmbim të këtyre marrëveshjeve apo mirëkuptimeve diplomatike.

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika