Bastisje në disa lokacione, hetohen zyrtarë dhe qytetarë për korrupsion e mashtrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, është duke zhvilluar dy aksione të ndara në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Sipas njoftimit, aksionet po realizohen me urdhër të Gjykata Themelore në Prishtinë dhe përfshijnë bastisjen e pesë personave zyrtarë dhe dy personave civilë, të cilët dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Të dyshuarit po hetohen për disa vepra penale, përfshirë “keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar”, “shkeljen e fshehtësisë së procedurës”, “marrjen e deklaratave me anë të shtrëngimit”, “keqpërdorimin e informatës zyrtare”, “mashtrimin”, “legalizimin e përmbajtjes së rreme”, si dhe për “marrje” dhe “dhënie ryshfeti”.

Sipas dyshimeve fillestare të Prokurorisë, personat e përfshirë dyshohet se në bashkëveprim kanë realizuar përfitime të kundërligjshme pasurore përmes falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe ndryshimit të paligjshëm të pronarëve të pronave.

Po ashtu, pesë personat zyrtarë dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet e tyre zyrtare, duke tejkaluar kompetencat ligjore me qëllim të përfitimeve të kundërligjshme.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se, në koordinim me institucionet relevante, do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika