Janjiq për Danas: Lista Serbe në krizë, Rashiqi nuk duhet nënvlerësuar – Nëse opozita ia merr tri mandate Listës Serbe, kjo do të ishte një arritje e madhe

Analisti politik Dushan Janjiq ka deklaruar për mediumin serb Danas se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të jenë një test i rëndësishëm për komunitetin serb, ndërsa ka vlerësuar se opozita serbe në Kosovë mund të synojë hapësirën politike të krijuar pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Komentet e tij vijnë pasi gjashtë parti dhe iniciativa serbe në Kosovë janë bashkuar në koalicionin “Së bashku fitojmë”, i cili do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit si front i ri kundrejt Listës Serbe.

Koalicioni përfshin Lëvizjen Popullore Serbe, iniciativat qytetare “Veriu për të Gjithë” dhe “Rrënjët”, Demokracia Serbe, Aleancën për Kosovën dhe “Fytyra e Re”.

Ky koalicion po pozicionohet si alternativë përballë Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi, dhe partisë së Nenad Rashiq, “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” (ZSPO), e cila deri më tani ka qenë pjesë e institucioneve të Kosovës.

Megjithatë, Janjiq vlerësoi se Rashiqi nuk duhet nënvlerësuar.

“Pra, nëse dikush ka luftuar vazhdimisht kundër Listës Serbe dhe nëse kemi një krizë të dukshme pushteti dhe politikave të mbështetura nga Lista Serbe, nuk duhet ta nënvlerësojmë Rashiqin”, deklaroi ai.

Sipas tij, shumë persona që më herët kanë bashkëpunuar me Rashiqin mund të rikthehen rreth tij, ndërsa koalicioni “Së bashku fitojmë” mund të tentojë të fitojë elektoratin që dikur përfaqësohej nga Oliver Ivanoviq.

“Pra, për të qenë shumë i hapur në lidhje me këtë, ky koalicion i ri mund të synojë zonën që dikur mbulonte Oliver Ivanoviq”, ka thënë Janjiq.

Megjithatë, ai theksoi se opozita serbe përballet me sfida të mëdha, duke përmendur varësinë financiare të serbëve të Kosovës nga Beogradi dhe ndikimin e strukturave të lidhura me Millan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

“Nuk e shoh këtë ndryshim. Për aq sa mund të shoh unë, varësia financiare nga Beogradi është ende e madhe, dhe së dyti, ekziston ndikimi i ‘parastrukturës’ Radoiçiq-Veselinoviq”, tha ai.

Ai shtoi se zgjedhjet e 7 qershorit vështirë se do të prodhojnë ndryshime të mëdha politike, por vlerësoi se nëse opozita arrin t’i marrë së paku tri mandate Listës Serbe, kjo do të konsiderohej sukses i madh.

“Do të doja që ata të merrnin disa nga votat, por duke pasur parasysh që zgjedhjet janë më 7 qershor, nuk shoh ndonjë ndryshim të madh atje”, deklaroi Janjiq.

Duke folur për Rashiqin, Janjiq tha se ai mbetet faktor relevant politik, veçanërisht në rajonin e Anamoravës.

“Sepse, çfarë argumenti ka ai – ai ishte në pushtet, ai është ende në pushtet, dhe siç e shohim, do të ketë një ndryshim të pushtetit në Kosovë”, tha Janjiq, duke shtuar se “Rashiq mbetet, Lista Serbe mbetet”, ndërsa subjektet e tjera duhet të synojnë hapësirën politike që, sipas tij, u përvetësua nga Lista Serbe pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika