Aziz Yildirim planifikon rikthimin e Vedat Muriqit te Fenerbahçe

Ish-presidenti i Fenerbahçe SK, Aziz Yildirim, po konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë sërish drejtimin e gjigantit turk në zgjedhjet që do të mbahen në fillim të muajit qershor.

Sipas mediave turke, Yildirim ka përgatitur një projekt ambicioz për rikthimin e Fenerbahçes në majat e futbollit turk dhe evropian. Raportohet se ai planifikon një investim prej rreth 200 milionë eurosh në skuadër, me fokus të veçantë te përforcimi i repartit ofensiv.

Në listën e objektivave të tij gjenden dy sulmues të njohur: ylli kosovar Vedat Muriqi dhe norvegjezi Alexander Sørloth.

“Aziz Yildirim nuk dëshiron të bëjë gabime në transferimin e sulmuesve”, ka shkruar mediumi turk “haberler.com”, duke lënë të kuptohet se ish-presidenti synon të ndërtojë një skuadër konkurruese që nga sezoni i ardhshëm.

Muriqi po kalon formë të jashtëzakonshme me RCD Mallorca në La Liga, ku ka realizuar plot 22 gola këtë edicion. Paraqitjet e tij kanë rikthyer interesimin e shumë klubeve, ndërsa një rikthim te Fenerbahçe do të ishte mjaft i veçantë për sulmuesin kosovar, i cili kishte lënë gjurmë edhe gjatë aventurës së parë në Turqi.

Ndërkohë, tifozët e Fenerbahçes presin me shumë interes zgjedhjet presidenciale, pasi skuadra ka mbetur në hije të rivalit të madh Galatasaray SK në vitet e fundit.

Aziz Yildirim e kishte udhëhequr më parë Fenerbahçen për shumë vite dhe konsiderohet një nga presidentët më të suksesshëm në historinë e klubit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika