Natë tensioni në Drenicë, protestë pasi Policia Speciale “zbarkoi” në Skenderaj

Zbarkimi i Njësisë Speciale të Policisë në Skënderaj, pas incidentit që dyshohet se i përfshirë është edhe kryetari Sami Lushtaku, mobilizoi dhjetra drenicakë, të cilët protestuan deri në orët e vona pasmesnate, duke kërkuar sqarime dhe largimin e tyre nga qyteti.

Vetëm pak pas këtij njoftimi të Prokurorisë se Sami Lushtaku s’ishte përgjigjur në ftesën e tyre për t’u intervistuar për incidentin e paradites me zyrtarin e VV-së, Skenderaj mori këtë pamje.

Forca të Njësisë Speciale Operative u vendosën në qytet, duke kontrolluar vetura e qytetarë, pa dhënë detaje.

Por, rreth mesantës qytetarët u mobilizuan dhe dolën në rrugë, të alarmuar nga prania e specialëve në Drenicë.

Kështu, ata marshuan drejt stacionit policor për të kërkuar përgjigje për arsyen e patrullimeve.

Pak momente më vonë, një veturë tjetër e policisë u paraqit në vend ngjarje, duke u kërkuar qytetarëve informata se pse janë mbledhur.

Protestuesit e lidhnin mobilizimin me sulmin ndaj kryetarit të degës së VV-së Hysni Mehanit, si dhe pretendimet se në rast ishte përfshirë kryetari i komunës, Sami Lushtaku.

Mes tensionit, patrulla e policisë u largua, ndërsa turma vazhdoi marshin.

Në krye të protestës printe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu.

Përgjigjen që se mori aty për aty, iu dha përmes telefonit nga Policia.

Qytetarët këmbëngulnin që s’lëvizin nga aty pa u larguar plotësisht njësitë Speciale nga Skënderaj.

Rreth orës 02:00, turma filloi të shpërndahet, por për t’u kthyer sërish porsa të zbardhë dita.

Me largimin e veturave të policisë, përfundoi edhe protesta e qytetarëve në Skënderaj, afro 2 orë pasi kishte filluar.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika