Sa shqetësues është shpërthimi i Ebola-s në Kongo?

Shpërthimi i ri i Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos po shihet me shqetësim nga ekspertët shëndetësorë, pasi virusi dyshohet se është përhapur për disa javë pa u zbuluar, në një zonë të prekur nga konflikti dhe lëvizje të mëdha të popullsisë.

Sipas të dhënave të deritanishme, janë raportuar rreth 250 raste të dyshuara dhe rreth 80 viktima. Kjo e bën situatën serioze, edhe pse ekspertët theksojnë se rreziku global mbetet i ulët.

Ky shpërthim po shkaktohet nga një lloj më i rrallë i virusit Ebola – “Bundibugyo” – për të cilin ka pak mjete specifike mbrojtëse. Deri më tani nuk ekzistojnë vaksina ose trajtime të aprovuara posaçërisht për këtë variant.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo e vështirëson kontrollin e shpërthimit, ndërsa edhe testet laboratorike fillestare kanë pasur vështirësi në identifikimin e virusit.

Simptomat e Ebola-s zakonisht shfaqen brenda 2 deri në 21 ditë dhe fillojnë me ethe, lodhje dhe dhimbje koke, për të kaluar më pas në forma më të rënda si të vjella, diarre dhe në disa raste gjakderdhje. Virusi përhapet përmes kontaktit me lëngjet trupore të personave të infektuar, raporton BBC.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se shpërthimi mund të jetë më i madh sesa rastet e raportuara aktualisht, pasi është zbuluar me vonesë.

Megjithatë, specialistët kujtojnë se shumica e shpërthimeve të Ebola-s kanë qenë të kufizuara dhe Afrika Qendrore ka përvojë në menaxhimin e tyre. Sfida kryesore mbetet identifikimi i shpejtë i rasteve, izolimi dhe sigurimi i varrimeve të sigurta, sidomos në zonat e prekura nga konflikti dhe zhvendosjet e popullsisë.

Autoritetet shëndetësore tani po përpiqen të kontrollojnë përhapjen, ndërsa e ardhmja e shpërthimit varet nga sa shpejt dhe sa mirë do të organizohet reagimi në terren.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika