Afati i aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës tashmë është mbyllur, ndërsa procesi i votimit për diasporën përmes postës do të nisë më 25 maj dhe do të zgjasë deri më 6 qershor 2026.
Sipas njoftimit, votuesit do të udhëzohen me kohë për adresat e kutive postare ku duhet të dërgojnë pakon me fletëvotim.
Para nisjes së regjistrimit, KQZ ka miratuar listën e qendrave të votimit në përfaqësitë diplomatike dhe ka caktuar numrin maksimal të votuesve që mund të votojnë fizikisht më 6 qershor. Sipas vendimit, votimi do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 70 vendvotime, prej të cilave 33 ambasada dhe 15 konsullata.
Numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për votim fizik në këto qendra është 66,450. Ky kufizim vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërsa votimi përmes postës nuk ka kufizim të numrit të regjistrimeve.
Në rast se plotësohet numri maksimal në një përfaqësi diplomatike, aplikuesit, sipas parimit të kohës së aplikimit, do të udhëzohen të regjistrohen për votim përmes postës.
Sipas rregullores zgjedhore të KQZ-së, nëse në një përfaqësi diplomatike regjistrohen më pak se 50 votues, votimi fizik nuk do të organizohet dhe ata do të kalojnë automatikisht në votim përmes postës, duke u njoftuar nga KQZ.
Votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 6 qershor 2026, një ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Procesi do të zhvillohet nga ora 07:00 deri në 19:00 sipas orës lokale të vendit përkatës.
Dhjetëra mijëra votues më shumë të regjistruar për votim jashtë vendit
