FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimeve të specializuara me Kroacinë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka avancuar kapacitetet e saj operacionale përmes bashkëpunimit me Policinë Ushtarake të Kroacisë.

Sipas Maqedoncit, gjatë javës së kaluar FSK-ja ka zhvilluar trajnime të specializuara në bashkëpunim me instruktorë kroatë, ku për herë të parë është realizuar Kursi për Intervenime dhe Kontrollim të Turmave.

Ai ka theksuar se trajnimi ka përfshirë module të avancuara për intervenime të shpejta, kontroll të turmave dhe luftime në hapësira të mbyllura (CQB), me qëllim rritjen e aftësive taktike dhe operacionale të pjesëtarëve të Policisë Ushtarake.

“Gjatë këtij trajnimi intensiv, pjesëtarët e Policisë Ushtarake kanë zhvilluar aftësi të avancuara taktike dhe operacionale, duke dëshmuar profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri të lartë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Sipas tij, ky trajnim përfaqëson një tjetër hap në transformimin e vazhdueshëm të Policisë Ushtarake të FSK-së në një njësi moderne dhe të përgatitur për t’u përballur me sfidat bashkëkohore të sigurisë.

Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes është intensifikuar vitet e fundit, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale, trajnimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave ushtarake.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika