17 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK-ja bën të ditur se të gjithë janë të pavaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në periudhën 16 prill – 20 maj në vend janë konfirmuar 17 raste të fruthit.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Ferizajt gjashtë raste, Prishtinës katër raste, Kaçanikut tre raste dhe me nga një rast komunat: Lipjan, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Shtime, njofton Dukagjini.

Tutje bëhet e ditur se të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës) si dhe kanë marrë trajtim spitalor, që dëshmon për potencialin serioz të komplikimeve të mundshme që mund të shkaktojë fruthi.

“Duke marrë parasysh natyrën shumë ngjitëse të fruthit dhe rrezikun për përhapje të mëtejshme, IKShPK u bën thirrje urgjente prindërve që të kontrollojnë kartelën e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe t’i vaksinojnë fëmijët në qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare në komunën përkatëse. Gjithashtu, rekomandohet që të shmangen kontaktet e panevojshme me persona të dyshimtë në fruth që shfaqin simptoma, si temperaturë e lartë, skuqje, ndryshime në lëkurë, kollë apo rrufë. Çdo person me shenja të dyshimta në fruth, duhet të paraqitet menjëherë në institucionet shëndetësore”, thuhet në njoftim.

IKShPK, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, është duke monitoruar në mënyrë aktive situatën epidemiologjike dhe mbetet në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës.

“Në terren po zbatohen masa konkrete, përfshirë identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar, kontaktimin aktiv të prindërve dhe angazhimin e ekipeve mobile për vaksinim në komunitet, veçanërisht në zonat me mbulueshmëri më të ulët të vaksinimit. IKShPK rikujton se vaksinimi mbetet mënyra më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Çdo vonesë në vaksinim rrit rrezikun për përhapje të mëtejshme të sëmundjes dhe komplikime serioze, veçanërisht tek fëmijët dhe personat me imunitet të dobësuar”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika