Sami Lushtaku padit Albin Kurtin për shpifje

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, përmes avokatit të tij.

Lushtaku tha se padia është ngritur pasi siç u shpreh ai, deklaratave të pavërteta dhe tendencioze të Kurtit ndaj tij.

“Sot përmes avokatit tim kam dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit, pas deklaratave të pavërteta dhe tendencioze ndaj meje”, deklaroi Lushtaku.

Ai shtoi se nuk do të lejojë që emri, kontributi dhe dinjiteti i tij të përdoren për propagandë politike apo shpifje.

“Nuk do të lejoj që emri im, kontributi im dhe dinjiteti im të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta”, tha ai.

Sipas Lushtakut, ky veprim është përgjigje ndaj çdo tentative për, siç tha ai, “linçim politik”.

“Kjo është një përgjigje e qartë për çdo tentativë linçimi politik. Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit”, përfundoi Lushtaku.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika