Izraeli të enjten nisi deportimin e qindra aktivistëve që tentuan të thyenin bllokadën detare ndaj Gazës, sipas një organizate ligjore që po punon me flotilën humanitare.
Kjo ndodhi pas reagimeve ndërkombëtare ndaj një videoje ku shihej ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, duke tallur aktivistët e ndaluar.
Izraeli ka liruar qindra aktivistë që tentuan të kalonin bllokadën detare të Gazës dhe aktualisht është duke i deportuar, sipas organizatës ligjore izraelite Adalah – Qendra Ligjore për të Drejtat e Pakicës Arabe në Izrael.
Sipas Adalah, shumica e aktivistëve ndërkombëtarë janë duke u transferuar drejt një aeroporti civil pranë qytetit jugor izraelit Eilat për t’u deportuar.
Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi të mërkurën se aktivistët do të deportohen “sa më shpejt të jetë e mundur”, pasi ministri i tij, Itamar Ben-Gvir, shkaktoi reagime ndërkombëtare duke publikuar një video të aktivistëve të ndaluar.