Rriten shtesat për lehona nga 325 në 500 euro

Qeveria në detyrë ka marrë vendim këtë të premte që të rrisë shtesat për gratë lehona.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes bëri të ditur se kjo rritje ishte planifikuar për muajin korrik, njofton Dukagjini.

“Super lajmi që sot dua të ndaj me ju është se nga ky muaj do të rrisim shtesat për lehona. Përderisa me qeverisjet e kaluara shtesat për lehona ishin zero euro, thuajse ky shtet nuk kishte nëna lehona për herë të parë në qeverisjen tonë i nisëm ato duke paguar nga 170 euro për gjashtë muaj me radhë për lehonat e papuna dhe tre muaj për ato të punësuara mbi pagesën që tashmë e marrin sipas ligjit të punës…Njësoj sikur vitin e kaluar edhe në këtë maj ne po i rrisim shtesat për lehona ashtu siç kemi premtuar nga 325, 9 euro në muaj në 500 euro në muaj sa paga minimale me fjalë të tjera nuk po e presim korrikun”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika