Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë pas ndarjes së shumës prej 100 eurove për disa kategori pak para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Abdixhiku e ka cilësuar këtë veprim si përpjekje për ndikim elektoral, duke e quajtur “propagandë” dhe “blerje vote”, njofton Dukagjini.
“Blerje votash, propagandë. fyerje, ofendime, kriza të njëpasnjëshme. Çdo mjet i mundshëm për të qëndruar me çdo çmim në pushtet. Asnjë ide. Asnjë projekt. Asnjë punë”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku, mes tjerash, vlerëson se kjo nuk është pako inflacioni ashtu siç u tha nga Qeveria në detyrë, sipas tij, kjo pako është tentim për blerje vote dhe përpjekje për të mbuluar ‘dështimin’ e qeverisë.
“Kjo nuk është pako e inflacionit. Kjo është pako e tentimit për blerje vote. Një përpjekje e vonshme për të mbuluar dështimin qeverisës me paranë e vet qytetarëve. Një ofendim zgjedhor për dinjitetin dhe nevojat reale të njerëzve të vendit, të atyre që i lë si të parafundit në Evropë. Të parafundit! Populli i Kosovës nuk blihet. E ardhmja e tyre nuk është në shitje”, ka shkruar Abdixhiku.
Para zgjedhjeve Kurti shpërndan pakon “inflacioni 2.0”, nga 100 euro fitojnë këto kategori