“Balkans Blockchain Summit”, mbledh adhurues të kriptovalutave në Kosovë

Ka nisur “Balkans Blockchain Summit”, ngjarja që mbledh mijëra adhures të kriptovalutave në Kosovë. Për herë të parë në vendin tonë erdhi edhe drejtoresha e marketingut e kompanisë gjigante botërore “Binance”, e cila tregoi se pse kanë zgjedhur pikërisht Kosovën për organizimin e këtij eventi.

Për dy ditë, këto hapsira do të jenë në shërbim të pjesëmarrësve të Samitit Ballkanik të Blockchain-it, që për herë të dytë organizohet në Kosovë.

Ngjarja ka nisur të shtunën me panele e shumë folës për tema të ndryshme që lidhen me kriptovalutat, e që fokusi kryesor i tyre këtë vit është edhe inteligjenca artificiale.

Për herë të parë në Kosovë, erdhi edhe Rachel Conlan, drejtoreshë e Marketingut në kompaninë “Binance”, e cila tregoi se pse Kosova është nikoqire e kësaj ngjarjeje.

“Ajo që kemi parë gjatë tre viteve të fundit është një komunitet në rritje këtu, shumë kureshtar për kriptovalutat, asetet digjitale dhe blockchain-in, dhe që dëshiron të kuptojë se çfarë më shumë mund të bëjë, jo vetëm nga perspektiva e tregtimit, por edhe nga ajo e ndërtimit dhe zhvillimit. Një nga bukuritë e hapësirës së aseteve digjitale është se nuk drejtohet nga disa tregje të vogla globale të kapitalit, por nga komunitete individuale në mbarë botën që fokusohen në edukimin nga baza”, ka thënë Rachel Conlan – Drejtoreshë e Marketingut në “Binance”.

“Binance”, si platformë globale për shkëmbimin e kriptovalutave, tashmë ka arritur 2 milionë përdorues në Ballkan, e një nga prioritet është edhe siguria e përdoruesve të saj.

“Sa i përket sigurisë për ne në Binance, ajo është një nga prioritetet kryesore. Ndërsa shumëkush i sheh inteligjencën artificiale dhe teknologjitë në zhvillim si një kërcënim, gjatë pesë viteve të fundit ne kemi përdorur teknologji të inteligjencës artificiale për t’i integruar në platformën tonë dhe për të siguruar që po vendosim protokollet më të mira të menaxhimit të rrezikut dhe sigurisë”, ka thënë Rachel Conlan – Drejtoreshë e Marketingut në “Binance”.

I pranishëm në hapjen e këtij samiti ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e që tha se blockchain do ta ndihmonte shumë qeverisjen lokale.

“Ai mund të krijojë shërbime publike më të shpejta, menaxhim më të mirë të pronës komunale, zgjidhje të mençura për transportin urban, energjinë dhe menaxhimin e mbeturinave. Është vërtet një mjet shumë i fuqishëm për të luftuar burokracinë dhe për të ndërtuar një Prishtinë moderne, të hapur dhe të drejtë”, ka thënë Përparim Rama – Kryetar i Prishtinës.

Në Kosovë tashmë është i njohur për investimet e tij në kriptovaluta, ish-deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi. Ai foli për lidhjen e tij me “Bianance” pak pas lansimit të saj gati një dekadë më parë, duke thënë se duhet të ketë edukim digjital e jo frikë.

“Bota po garon – po garon drejt inteligjencës artificiale, drejt FinTech-ut, drejt infrastrukturës digjitale – dhe disa vende po ecin më shpejt me rregullim të qartë, me ekosisteme miqësore për startup-et dhe me tërheqje të talenteve. Ballkani dhe Kosova nuk mund të përballojnë të mbeten prapa. Në fakt, ne duhet të udhëheqim, dhe unë frymëzohem sa herë vij në këtë samit dhe shoh kaq shumë vajza dhe djem të rinj që janë forca shtytëse pas kësaj”, ka thënë Memli Krasniqi – Ish-deputet.

“Balkans Blockchain Summit” do të përmbyllet të dielën, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të fitojnë dhuratë me mbi 10,000 mijë dollarë dhe shumë shpërblime të tjera.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika