Prishtina nis platformën online për largimin falas të mbeturinave vëllimore

Banorët e Prishtinës tashmë do ta kenë më të lehtë largimin e mbeturinave vëllimore nga shtëpitë e tyre, falë një shërbimi të ri të lansuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Kryeqytet.

Përmes platformës online “mbeturinat.com”, qytetarët mund të caktojnë termin për marrjen e mobiljeve të vjetra, frigoriferëve të prishur, tavolinave dhe sendeve të tjera që nuk u nevojiten më.

Sipas njoftimit, qytetarët duhet vetëm të hyjnë në platformë, të zgjedhin ditën e përshtatshme dhe të rezervojnë termin online, ndërsa ekipet e komunës do të shkojnë deri te dera për t’i marrë mbeturinat falas.

Nga Komuna e Prishtinës bëhet thirrje që mbeturinat vëllimore të mos lihen pranë kontejnerëve apo në rrugë, pasi ky shërbim synon të lehtësojë menaxhimin e mbeturinave dhe të mbajë qytetin më të pastër.

“Shpejt, lehtë dhe pa telashe”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Kryeqytetit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika