Bajrami: Qeveria po përdor 100 eurot për blerje votash

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Hykmete Bajrami dhe anëtare e Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për mbështetje financiare prej 100 eurosh për disa kategori të shoqërisë, pak para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përmes një reagimi publik, Bajrami akuzoi Kurtin se po përdor paratë e qytetarëve për qëllime elektorale.

“Albini po i përdor paratë tona për të blerë vota”, deklaroi ajo, duke vënë në pikëpyetje sloganin “Krejt për shtetin, shteti për krejt”.

Bajrami tha se qytetarët kanë përjetuar për gjashtë vjet se “shteti nuk është për krejt”, duke përmendur rritjen e çmimeve, TVSH-në për importet, çmimet e larta të energjisë dhe karburanteve, si dhe tenderët njëburimorë.

Sipas saj, qeveria ka dështuar në fusha kyçe si arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe funksionimi i institucioneve të pavarura.

“Aty ku duhet të ketë shtet, sot ka parti. Aty ku duhej të ketë drejtësi, sot ka nënshtrim”, u shpreh Bajrami.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika