Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas, i dyshuar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 21 maj 2026, rreth orës 00:40, në rrugën “Imer Alushani” në Drenas, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë më 25 maj 2026.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.