Aksident në Belgjikë: 4 të vdekur, mes tyre 2 fëmijë pas përplasjes së trenit me autobus shkolle

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Buggenhout të Belgjikës, ku një tren është përplasur me një autobus shkolle, ku katër persona kanë vdekur, përfshirë dy fëmijë.

Zëvendëskryeministri belg Maxime Prevot ka konfirmuar numrin e viktimave, duke bërë të ditur se mes të vdekurve janë dy fëmijë të moshës 12 dhe 15 vjeç, si dhe dy të rritur, 27 dhe 49 vjeç.

Në total, në aksident kanë humbur jetën katër persona, ndërsa pesë fëmijë të tjerë janë plagosur rëndë. Sipas mediave belge, gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë stabile.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se rrethanat e sakta të aksidentit ende po hetohen, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zyrtarë belgë kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe kanë falënderuar shërbimet e emergjencës për reagimin e shpejtë në këtë ngjarje tragjike.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika