Gashi: Fushata duhet të mbyllë debatet e vogla dhe të hapë vizionin e madh për Kosovën

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi,

Kandidati i Lidhjes Demokratike tw Kosovës për deputet, Arben Gashi, ka bwrw thirrje për ndryshim të diskursit publik dhe fokusim te vizioni afatgjatë për zhvillimin e Kosovës.

Gashi thekson se fushata duhet të shënojë “fundin e debatit të vogël dhe fillimin e vizionit të madh për Kosovën”, duke vlerësuar se qytetarët nuk kanë nevojë për përplasje politike, por për ide, përgjegjësi dhe drejtim të qartë shtetëror, njofton Dukagjini.

Gashi, mes tjerash, vlerëson se Kosova nuk ndërtohet me mllef politik, por me dije, vizion, guxim dhe përgjegjësi shtetërore.

Sipas tij, Kosova duhet të synojë anëtarësimin në NATO, Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke ruajtur miqësinë dhe partneritetin strategjik me SHBA-të dhe aleatët perëndimorë.

“Sot duhet të flasim për Kosovën që duam tash e edhe pas 10, 20 e 30 vitesh.
Për Kosovën anëtare të NATO-s, të BE-së dhe të organizatave ndërkombëtare, me miqësi të përhershme me SHBA-të, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë, Austrinë dhe gjithë aleatët që qëndruan me ne në ditët më të vështira. Duhet të flasim për një Kosovë me ushtri moderne, me FSK të avancuar, të përgatitur për mbrojtjen e vendit dhe për misione ndërkombëtare. Për një shtet që investon në teknologji, siguri dhe aleanca strategjike. Për një Kosovë ku sundon ligji, ku drejtësia nuk vonon dhe ku rendi publik garanton siguri për çdo familje. Për një ekonomi prodhuese e konkuruese. Për më shumë eksport se import. Për bujqësi moderne, industri të zhvilluar, turizëm që e kthen natyrën tonë në fuqi ekonomike dhe rininë tonë në lidere të teknologjisë dhe inovacionit në rajon. Për një shëndetësi efikase e të dinjitetshme. Për arsim cilësor që i bën të rinjtë tanë konkurrues në botë. Për kulturë, art e sport që e përfaqësojnë Kosovën me krenari. Për rrugë të sigurta, ambient të pastër dhe zhvillim që arrin në çdo cep të vendit”, ka shkruar Gashi.

Tutje, Gashi bëri thirrje për rikthim të seriozitetit dhe bashkëpunimit në politikë, duke thënë se “koha për fjalë ka kaluar” dhe se tani është “koha për drejtim”.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika