Rikthehen nën kontroll të INFRAKOS-it objektet hekurudhore në veri të Kosovës

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nga sot të gjitha objektet dhe pronat publike hekurudhore në pjesën veriore të Kosovës janë kthyer nën menaxhim të plotë të ndërmarrjes publike INFRAKOS.

Sipas njoftimit, këto asete deri më tani ishin të uzurpuara nga struktura ilegale paralele serbe, ndërsa aksioni është realizuar në koordinim me Ministria e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë dhe INFRAKOS-in.

Ministria thekson se ky veprim përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e rendit institucional, shtrirjen e autoritetit shtetëror dhe mbrojtjen e aseteve strategjike të vendit.

Po ashtu, sipas njoftimit ky veprim pritet të lehtësojë rehabilitimin dhe modernizimin e infrastrukturës hekurudhore në veri, që është pjesë e rëndësishme e Korridorit X dhe lidhjes së Kosovës me rrjetet rajonale e ndërkombëtare të transportit.

“Segmenti hekurudhor në veri është pjesë strategjike e Koridorit X, që lidh Kosovën me rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të transportit, duke rritur potencialin ekonomik dhe integrimin infrastrukturor të vendit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me mbështetjen e Kryeministrit, mbetet e përkushtuar për zbatimin e ligjshmërisë, rikthimin e pronës publike nën kontroll institucional dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika