Gërvalla shmang komentet për zgjedhjen e Rrustem Thaçit në krye të KGJK-së 

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka refuzuar të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të ri të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), duke kërkuar nga mediat që vëmendja të përqendrohet në një aktivitet përkujtimor.

Gërvalla është pyetur nga gazetarët për mungesën e reagimit të saj ndaj zgjedhjes së Rrustem Thaçit në krye të KGJK-së, veçanërisht në krahasim me qëndrimin e saj të mëhershëm pozitiv për zgjedhjen e Arian Gashit në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos ndalet në këtë çështje, duke theksuar rëndësinë e respektimit të një mbledhjeje komemorative për veprimtarin Hafiz Gagica.

“A ka mundësi ju lutem të respektoni faktin që kemi ardhë për të nderuar një prej njerëzve pa të cilët pavarësia dhe liria e Kosovës nuk do të ishte qenë e mundur dhe shumë do të isha e lumtur sikur të kishim dhe një interesim të mediave në raste të tilla, jo vetëm për t’u marrë me thashetheme edhe me disponime të panevojshme, por për të nderuar njerëzit të cilët kanë dhënë për Kosovën shumë dhe asnjëherë nuk kanë kërkuar asgjë prej saj. E për temat e punës që i kemi, e keni Ministrinë e Drejtësisë, dërgoni pyetjet tuaja dhe me shumë kënaqësi ju përgjigjem. Faleminderit shumë për praninë, mirupafshim”, u përgjigj ajo.

Të hënën, KGJK ka zgjedhur Rrustem Thaçi në krye të institucionit.

Ndërkohë, vetëm dy muaj më parë, Gërvalla kishte përshëndetur zgjedhjen e Arian Gashit në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke e cilësuar atë si “lajm të mirë”.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika