Kush është Nderim Mustafa, 65-shi i PDK-së?

Biznesmeni i suksesshëm zviceran me origjinë nga Gjilani, Nderim Mustafa, po kandidon për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës me numrin 65.

Mustafa njihet si një nga biznesmenët e suksesshëm në Zvicër, ku posedon disa biznese. Ai thotë se në politikë ka hyrë me përvojën nga biznesi dhe diaspora, me synimin që këtë ekspertizë ta vë në funksion të zhvillimit të Kosovës.

“Vij nga diaspora, konkretisht nga Zvicra. Vij nga biznesi, ku çdo rezultat arrihet me punë”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, arsyeja pse vendosi të përfshihet në politikë lidhet me nevojën që njerëzit e aftë të marrin përgjegjësi dhe të mos qëndrojnë anash.

“Hyra në politikë sepse shoh që shumë njerëz të aftë po hezitojnë, po heshtin, ndërsa Kosova po e humb energjinë e saj më të mirë, që është rinia”, u shpreh ai.

Mustafa tha se e zgjodhi PDK-në për shkak të rolit të saj në shtetndërtimin e Kosovës dhe ekipit që, sipas tij, mund të kontribuojë për të mirën e vendit.

Ai synon të fuqizojë rolin e diasporës, të sjellë përvojën e saj në biznes dhe të inkurajojë investime të reja në Kosovë.

Gjithashtu, Mustafa është shprehur se vendi ka nevojë për institucione me më shumë profesionalizëm, vizion dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Ai mban numrin 65 në listën e PDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Në një postim në “Facebook” Mustafa, tha se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm, ka diasporë me përvojë dhe rini me ëndrra të mëdha.

“T’i arrijmë shtetet e zhvilluara evropiane nuk është utopi. Kjo bëhet me punë, vizion dhe përgjegjësi. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm PDK-ja me Bedri Hamzën kryeministër! Me krenari dhe përgjegjësi, shpall kandidaturën time për deputet në Kuvendin e Kosovës nga mërgata shqiptare në Zvicër, në radhet e PDK-së me numrin 65! Jam në këtë garë për ta bërë zërin e mërgatës më të fuqishëm se kurrë. Për një përfaqësim dinjitoz, për më shumë afërsi me diasporën dhe për një Kosovë më të fortë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika