Në Librarinë Dukagjini, pranë sheshit “Nëna Terezë” në Prishtinë, këtë të premte është promovuar libri “Ditari i Dhimbjes” i autores Diellza Jakupi.
Autorja ka bërë të ditur se vepra i dedikohet vëllait të saj të ndjerë, i cili ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë, duke e kthyer librin në një rrëfim personal dhe emocional, njofton Dukagjini.
Gjatë promovimit, Jakupi theksoi se të gjitha mjetet e përfituara nga shitja e librit do të dhurohen për të ndihmuar personat e prekur nga e njëjta sëmundje.