Osmani në Shtime: Populli shqiptar nuk është mosmirënjohës e as bespremë

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti sot një fjalim në Shtime, ku theksoi rëndësinë e flamurit dardan si shenjë identiteti dhe përkatësie kombëtare.

Osmani vlerësoi rolin historik të Shtimes dhe Reçakut në ndërgjegjësimin e botës demokratike për krimet e kryera ndaj popullit shqiptar, duke e cilësuar Reçakun si dëshmi të qartë të qëllimit shfarosës të Serbisë dhe, njëkohësisht, të shpirtit liridashës dhe qëndresës së popullit të Kosovës.

“Kryetari Kastrioti me të drejtë e përmendi se në këtë tokë, në tokë të Shtimes bashkëdyzohen sakrifica shekullore të parëve tanë dhe njëkohësisht ndërhyrja e aleatëve tanë, ku nëpërmjet Reçakut u zgjua ndërgjegjja e botës demokratike. Reçaku heroik i dëshmoi botës mbarë se Serbia kishte për qëllim që ta shfaroste popullin tonë, por njëkohësisht e dëshmoi se ne jemi popull liridashës, ne jemi popull që nuk nënshtrohemi kurrë e ne jemi popull që po ashtu nuk dorëzohemi kurrë. Por edhe një gjë e dëshmon Reçaku e Shtimja çdo vit: mirënjohjen. Mirënjohjen ndaj atyre që na qëndruan pranë në ditët më të errëta në historinë tonë. Mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila nëpërmjet njerëzve të saj më të mirë foli për Reçakun, foli për Shtimen dhe foli për Republikën e Kosovës duke mbrojtur dinjitetin tonë dhe jetën tonë”, tha Osmani.

Në fjalimin e saj, ajo theksoi rëndësinë e mirënjohjes institucionale ndaj aleatëve ndërkombëtarë, veçanërisht ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen vendimtare në ditët më të vështira për Kosovën. Sipas Osmanit, mirënjohja dhe besnikëria janë vlera që duhet të mbizotërojnë në institucionet e vendit.

“Prandaj, shqiptarët e Kosovës për jetë do të jenë mirënjohës. Ne nuk jemi popull mosmirënjohës, ne nuk jemi popull besëpremë. Prandaj, as mosmirënjohjen e as besëpreminë ne nuk duhet ta lejojmë të mbizotërojë në institucionet e Kosovës. Për mua ka qenë nder si presidente e republikës që këtë bashkëdyzim të sakrificës shekullore që e ka bërë toka jonë e njerëzit tanë dhe sakrificës e mbrojtjes së aleatëve tanë, po ashtu ta dekoroj me medalje presidenciale. Ka qenë nder i madh që ta dekoroj heron e parë të Shtimes, dëshmorin e parë të Shtimes, Ruzhdi Salihun me urdhrin ‘Heroi i Kosovës’. Ka qenë po ashtu nder i veçantë që ta nderoj me medaljen presidenciale të meritave themeluesin e LDK-së në Shtime, Zeqir Reçaj. Dhe meqenëse kjo sakrificë është përcjellë edhe me mbështetjen e fuqishme të aleatëve tanë, ka qenë nder i veçantë që ta dekoroj me urdhrin e lirisë edhe qytetarin e nderit të Shtimes e të gjithë Kosovës, ambasadorin Ëilliam Ëalker”, tha Osmani./EO

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika