Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se këtë të shtunë Forumi i Gruas i LDK-së, do të bëjë prezantimin e kandidateve për deputete për zgjedhjet e 7 qershorit.
Tubimi do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë nga ora 12:00, njofton Dukagjini.
Osmani, mes tjerash, bëri të ditur se sot do të vizitojnë disa nga qytetet e vendit.
“Sot kafen e mëngjesit me gratë e degës së 5të e kemi pasur një tubim të jashtëzakonshëm mbrëmë me degën e 5të kështu që vendosëm që edhe kafën e mëngjesit ta pijmë bashkë. Kemi një agjendë të jashtëzakonshme sot përpara dhe mezi po presim me i taku qytetarët tanë anë e kënd Kosovës – jemi prej orës 12:00 në Prishtinë në prezantimin e kandidateve gra dhe me prezantimin e programit tonë me fuqizimin gruas këtu në Kosovë pastaj vazhdojmë në orën 14:00 në Klinë, në orën 15:00 jemi në Deçan, në orën 16:00 në Junik, në orën 17:00 na pret Peja dhe në Peje mbesim me pa lojën e Ligës së Kampionëve dhe pastaj vazhdojmë në qytete tjera deri në mesnatë për të takuar qytetarët tanë”, u shpreh Osmani.