Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, në Vushtrri ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në prag të zgjedhjeve.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se Vushtrria, siç e ka quajtur ai “e Hasan Prishtinës”, nuk qëndron indiferente përballë sfidave dhe krizave politike në vend.
Ai ka theksuar nevojën për, siç ka thënë, përgjegjësi, veprim dhe ndryshim politik në Kosovë.
Sipas tij, vendi ka nevojë për energji të re dhe lidership të përgjegjshëm që sjell zhvillim dhe bashkim qytetarësh.
“Stop krizës, ndrysho Kosovën”, ka shkruar Haxhiu, duke kërkuar mbështetje për PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit.