Arrestohet një person për manipulim provash për rastin e vdekjes së punëtorit në Gllaviqicë të Pejës

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se është arrestuar një person në kuadër të hetimeve për rastin e vdekjes së një punëtori në një vendpunishte në fshatin Gllaviqicë të Pejës, që ka ndodhur më 29 prill.

Sipas Prokurorisë, arrestimi është realizuar pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore në koordinim me Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë.

I dyshuari po hetohet për veprat penale “Manipulimi me prova” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq, ndaj një familjari të të pandehurit janë duke u zhvilluar veprime hetimore për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.

Prokuroria në Pejë jep detaje për vdekjen e punëtorit në Gllaviçicë

 

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika