Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1 qershor

Për nder të Ditës Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese “Dukagjini” mblodhi sot dhjetëra fëmijë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke organizuar aktivitete të ndryshme të cilat patën për qëllim t’i afrojnë fëmijët me botën e librit.

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend.

Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me qëllim argëtimin e lojën.

Sheshi ishte mbushur me kënde të ndryshme, ku fëmijët patën mundësi të shprehin kreativitetin e tyre përmes artit, muzikës e vallëzimit.

Të vegjlit ishin falënderues ndaj Shtëpisë Botuese Dukagjini për organizimin e një eventi të tillë.

“E falënderoj librarinë Dukagjini që e ka bërë këtë festë kaq të mirë”, ka thënë Diell Selimi, Fëmijë.

Fëmijët për 1 qershor, lumturinë e shfaqnin në forma të ndryshme.

“Është duke më pëlqy festa shumë, sepse e kanë zbukuru shumë”, ka thëë Emir Kajtazi, Fëmijë.

“Mua po më pëlqejnë aktivitetet që po mbahen këtu, më shumë po më pëlqen, që po këndojnë, vallëzojnë”, ka thënë Art Cikaqi, Fëmijë.

“Pjesa e vizatimit dhe pjesa e muzikës”, ka thënë Iris Krasniqi, Fëmijë.

Qëllimi i të gjithë organizimit është që t’i afrojë fëmijët me botën e librit dhe artit.

“Kemi për qëllim që me këto aktivitete fëmijët të ofrohen me librin…”, ka thënë Jeta Zymberi, Koordinatore në Librarinë Dukagjini.

Një aktivitet i tillë është kthyer tashmë në traditë për Shtëpinë Botuese Dukagjini, pasi organizohet për çdo 1 qershor.

Të fundit nga rubrika