Abdixhiku nga Rahoveci: Kosova ka nevojë për investime, zhvillim dhe projekte konkrete

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një tubim elektoral në Rahovec, ku ka theksuar nevojën për investime konkrete dhe zhvillim ekonomik që, sipas tij, do të krijojnë mundësi të reja për qytetarët dhe do të frenojnë largimin e të rinjve nga vendi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku e përshkroi Rahovecin si qytet të punës, krenarisë dhe traditës, duke vlerësuar energjinë dhe mbështetjen e qytetarëve në tubimin e organizuar atje.

Ai tha se gjatë takimit është diskutuar për projektet që synojnë zhvillimin e Rahovecit dhe të gjithë Kosovës, me fokus te mbështetja e bujqësisë, investimet në infrastrukturë, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore, si dhe krijimi i kushteve më të mira për të rinjtë.

“Folëm për Kosovën që duhet të ecë përpara. Për investimet që nuk presin më. Për bujqësinë që meriton mbështetje të vërtetë, për rrugët, shkollat, spitalet e mundësitë që mbajnë të rinjtë këtu”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai gjithashtu ka kërkuar mbështetje për kandidatët e LDK-së në Rahovec, Avdullah Hotin dhe Fahrije Hotin, duke shprehur bindjen se partia e tij po fiton mbështetje gjithnjë e më të madhe në prag të zgjedhjeve.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika